Ky është një artikull i përsosur për të festuar ditëlindjen: pasi ndizni shatrivanin, ai hapet automatikisht si një lule duke ndezur 8 qirinj të vegjël dhe e gjitha kjo shoqërohet me luajtjen e muzikës “Happy Birthday to You” duke krijuar një atmosferë festive elektrizuese.
Mënyra si ta përdorni:
1. Nxirni shkopin e bambusë nga kutia dhe ndizeni atë me çakmak ose shkrepse
2. Prekni lehtë me majën e ndezur të shkopit (duke e mbajtur atë në një kënd rreth 45°) pikën e kuqe në mes të shatrivanit dhe ai do të hapet vetë
3. Nëse doni ta ndaloni muzikën prisni me gërshëre telin e bakrit
KUJDES!
– Lejohet t’iu shiten dhe të përdoren nga persona mbi 12 vjeç. Mosha më të vogla duhet ta përdorin vetëm nën mbikqyrjen e të rriturve
– Lexoni me kujdes paraprakisht instruksionin e përdorimit
– Mbajeni fytyrën tuaj së paku 50cm larg
– Asnjëherë mos e vendosni përsëri shkopin ndezës tek shatrivani pasi ai është ndezur
– Mos provoni ta ndizni shatrivanin direkt me flakë (duke përdorur çakmak ose shkrepse)
– Mos e përdorni në vende ku fryn erë
– Fikini qirinjtë përpara se ata të digjen plotësisht
– Ruhet në ambjente të thata, larg zjarreve apo substancave të djegshme
– Keqpërdorimi mund të shkaktojë dëmtime ose zjarr.

Weight 0.1 kg
×

Keni zgjedhur të blini vetëm këtë artikull.
Nëse dëshironi edhe artikuj të tjerë klikoni "E SHTOJ NË SHPORTË"

Sasinë mund ta shtoni dhe kostoja e transportit nuk do të ndryshojë.

Produkti Sasia Lekë
Nëntotali
Transporti
TOTALI