Duke qënë importues dhe distributor ekskluziv i markave të të gjithë produkteve në këtë faqe, OPTIMAL ju ofron mundësinë për të blerë me shumicë në rrugë elektronike artikujt që dëshironi.
Kjo e drejtë do t’ju jepet bizneseve që merren me rishitjen e këtyre artikujve si edhe atyre që janë të interesuar për blerje në sasi të mëdha.
Si funksionon?
Fillimisht duhet të identifikoheni dhe të paraqisni kërkesën tuaj duke përcaktuar:
– Natyrën dhe objektin e biznesit tuaj,
– Kategori-në/të e produkteve që jeni të interesuar dhe
– Kufirin Minimal të Vleftës Totale për çdo blerje që do të realizoni (vendosja e kësaj vlere nga ana juaj është e rëndësishme pasi mbi bazën e saj do t’ju akordohet përqindja e zbritjeve).
Pas shqyrtimit të kërkesës tuaj, OPTIMAL do t’ju dërgojë një Email ku krahas miratimit tuaj si Klient Shumice, ju do të merni edhe një kod (kupon) me të cilin do t’ju akordohet një zbritje në përqindje për blerjet tuaja. Ju mund të regjistroheni dhe logoheni në vazhdim duke vendosur emrin e përdoruesit, Email-in dhe fjalëkalimin tuaj.
Pas kësaj, ju mund të filloni blerjet e artikujve që dëshironi dhe në përfundim të tyre, përpara se të konfirmoni porosinë, duhet të fusni kodin tuaj për të përfituar zbritjen në përqindjen që ju takon.
Ҫfarë përfiton me statusin “Klient Shumice”?
Përfitoni:
– Një përqindje zbritje nga çmimet e publikuara në faqe (edhe për ato të cilat janë në ofertë).
– Mundësinë e transportit falas në adresën tuaj.
– Bonuse në përqindje ose dhurata (produkte falas) në varësi të totalit të blerjeve që ju realizoni gjatë një periudhe kohe.
– Mundësinë për të kërkuar/negocuar çmime speciale për artikuj të veçantë
kur ju gjykoni se meritoni një çmim më të mirë apo kërkoni një sasi të madhe produktesh.
Ne synojmë t’ju ofrojë çmimet më të mira të mundëshme pasi suksesi juaj do të jetë edhe suksesi jonë.
Parimisht OPTIMAL do të respekojë investimin tuaj, pra sa më i lartë të jetë Kufiri Minimal i Vleftës Totale të çdo blerje që ju do të realizoni (shifër të cilën ju do ta vendosni vetë) aq më e madhe do të jetë edhe zbritja që ne do t’ju ofrojmë.
Ju urojmë një bashkëpunim të frutshëm!
×
Keni zgjedhur të blini vetëm këtë artikull.
Nëse dëshironi edhe artikuj të tjerë klikoni "E SHTOJ NË SHPORTË"
Sasinë mund ta shtoni dhe kostoja
e transportit nuk do të ndryshojë.