Po, mund ta ktheni!
Nëse ju dëshironi kthim parash, kthimi i produktit duhet të bëhet brenda 48 orëve nga momenti që ju keni marrë porosinë në dorëzim nga korrieri. Produktet që doni të ktheni duhet të jenë në kutinë origjinale, me paketimin dhe ambalazhimin e vetë produktit, të mos jenë përdorur apo dëmtuar gjatë provës dhe tё shoqërohen me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit dhe faturën e blerjes.
Nëse ky afat kalon, mos u shqetësoni!
Ju sërish do mund ta ktheni produktin tuaj brenda 14 ditëve nga data që e keni marë në dorëzim por nëse kthimi bëhet pas 48 orëve, ju do keni mundësi vetëm ta zëvëndësoni produktin me një produkt tjetër, pra në këtë rast nuk do mund t’ju kthehen paratë.
Kundrejt vlerës së produktit të kthyer, ju do të mund të merrni një produkt tjetër dhe për këtë ju duhet të vendosni brenda 5 ditësh nga data kur e keni bërë kthimin.
Kostoja e transportit nuk përfshihet në rimbursim, pra ajo do të mbulohet nga Klienti.
OPTIMAL ruan të drejtën të refuzojë politikën e rimbursimit për disa produkte të veçanta si p.sh. bateritë e paketuara në blister etj., nëse produkti nuk kthehet siç u përshkrua më sipër ose në rast se produkti është dëmtuar nga keqpërdorimi apo keqtrajtimi.
Si bëhet kthimi i produktit?
Në fillim na kontaktoni me telefon, WhatsApp, email për kthimin që doni të bëni duke dërguar faturën/kuponin e blerjes, emrin e produktit që doni të ktheni, arsyen e kthimit (nuk ju pëlqeu, nuk e doni më produktin, nuk ishte sipas pritshmërive, kishte problem etj). Vetëm pasi të merni konfirmimin tonë, ju mund ta nisni produktin.
Dërgimin e produktit mund ta bëni vetë fizikisht tek Dyqani OPTIMAL ose mund ta dërgoni me postë tek adresa jonë:
Nëse ju dëshironi, ne mund të lajmërojmë postën që të vijë ta marë produktin tek ju. Në të tilla raste ju do keni mundësi të paguani të njëjtën kosto transporti që keni paguar për blerjen e produktit. Nëse produktin e keni përfituar me “Transport FALAS”, pra koston e transportit për dërgimin e produktit tek ju e ka paguar OPTIMAL, atëhere duke qënë se kostoja e transportit nuk rimbursohet, ju duhet të paguani 2 x 150 Lekë =300 Lekë kur ndodheni ne Tiranë dhe 2 x 250 Lekë = 500 Lekë në Bashkitë e tjera.
×
Keni zgjedhur të blini vetëm këtë artikull.
Nëse dëshironi edhe artikuj të tjerë klikoni "E SHTOJ NË SHPORTË"
Sasinë mund ta shtoni dhe kostoja
e transportit nuk do të ndryshojë.