Sepse qëllimi jonë është t’ju ofrojmë zgjedhje dhe zgjidhje Optimale, t’ju mundësojmë të
merni maksimumin e cilësisë për paratë që shpenzoni.
Në një kohë kur vazhdimisht ju shfaqen website që përpiqen të bëjnë ndërmjetësin duke ofruar nje gamë të pafundme artikujsh nga furnitorë të njohur e të panjohur dhe kur klientët shpesh zhgënjehen nga blerjet që bëjnë sepse produktet rezultojnë të cilësisë së dobët apo marka të falsifikuara, tek OPTIMAL do të gjeni:
– cilësi të garantuar dhe marka origjinale sepse të gjithë artikujt që ne ofrojmë janë të importuara nga vetë kompania (me gati 30 vjet experiencë importesh nga disa kontinente) dhe asgjë nuk është blerë në tregun vendas. – çmimet më të mira të mundëshme sepse pjesa më e madhe e artikujve importohen direkt nga prodhuesit duke shmangur hallkat ndërmjetëse. – të vetmin vend ku ndodhen shumë nga artikujt tanë pasi ato nuk tregëtohen në asnjë dyqan tjetër në Shqipëri.
Ju mund të përfitoni veçanërisht nga ofertat e vazhdueshme që do të publikohen në faqen tonë si dhe mund t’ju dërgohen periodikisht me e-mail nëse ju dëshironi.
Kemi 3 lloj ofertash: – Artikuj me ULJE Ҫmimi – Artikuj me Transport FALAS – Artikuj që shoqërohen me DHURATA.
Dhe mos harroni, ne synojmë që Çdo zgjedhje juaj tek ne, të jetë zgjidhje për ju!
TEK OPTIMAL PARATË TUAJA KANË MË TEPËR
VLERË!
×
Keni zgjedhur të blini vetëm këtë artikull.
Nëse dëshironi edhe artikuj të tjerë klikoni "E SHTOJ NË SHPORTË"
Sasinë mund ta shtoni dhe kostoja
e transportit nuk do të ndryshojë.