Ka këto karakteristika:
– Procesori e kontrollon procesin e ngarkimit me tre stade TC/CC/CV siç shpjegohet më poshtë.
– Ka 2 kanale te pavarura karikimi (2 x 0.5A)
– Mund të ushqehet nga cfarëdo USB-C karikues si portat USB të kompjuterave apo karikuesit e celularëve me rrymë minimale 0.5A (tensioni i ngarkimit 4.2V).
– Tepër kompakt me përmasa të vogla që mund të mbahet lehtësisht me vete
– Ka mbrojtje nga qarqet e shkurtra, termike dhe polariteti i kundërt
– Riaktivizon edhe bateritë thellësisht të shkarkuara me tension 0V.

Metoda e karikimit TC/CC/CV:
Është nje proces ku bateritë Li-ion karikohen me tre faza duke siguruar që bateria të mbahet në gjendje të mirë dhe të mos dëmtohet duke e ngarkuar atë me rrymën e duhur ne çdo fazë dhe duke e përfunduar procesin e ngarkimit në kohën e duhur.

Tre fazat e ndryshme TC/CC/CV janë:
• Faza TC: bateritë e shkarkuara nën 2.9V “zgjohen” me një rrymë të ulët.
• Faza CC: pasi arrihet 2.9V, bateria ngarkohet me rrymë konstante 0.5A.
• Faza CV: kur bateria është pothuajse e ngarkuar, karikuesi kalon në rrymë të ulët deri sa të arrihet tensioni 4.2V dhe këtu bateria konsiderohet plotësisht e karikuar.

Weight 0.2 kg
×

Keni zgjedhur të blini vetëm këtë artikull.
Nëse dëshironi edhe artikuj të tjerë klikoni "E SHTOJ NË SHPORTË"

Sasinë mund ta shtoni dhe kostoja e transportit nuk do të ndryshojë.

Produkti Sasia Lekë
Nëntotali
Transporti
TOTALI