Pasi të klikoni tek kategoria “BATERI & KARIKUES” do t’ju shfaqen disa nënkategori në të cilat bateritë janë ndarë sipas formës:
AA, AAA, C, D, 9V, KOPSË, SPECIALE, PËR APARATE DËGJIMI dhe sipas përbërjes kimike: ZINKU, ALKALINE dhe LITIUMI.
Nëse ju dini një nga parametrat e mësipërm për baterinë që ju duhet, klikoni në nënkategorinë përkatëse dhe do t’ju shfaqen të gjitha bateritë e atij lloji që ne ju ofrojmë.
Bateritë e Zinkut (apo Karbon-Zink) janë të destinuara për paisjet që harxhojnë pak energji si orët, telekomandat e TV apo kondicionerëve, dedektorët e tymit, elektrikët e dorës etj. Ato kanë një raport të shkëlqyer cilësi/çmim dhe rezultojnë më ekonomike për këto paisje krahasimisht me bateritë e tjera.
Ato nuk duhet të përdoren në paisje që konsumojnë shumë energji si p.sh. kamera dixhitale apo aparate për matje tensioni etj, sepse jo vetëm që nuk do të mund ta vënë paisjen në punë por edhe mund të rrjedhin.
Tek OPTIMAL ofrojmë vetëm Bateri Zinku origjinale të cilësisë maksimale “Extra Heavy Duty”. Në treg qarkullojnë edhe cilësi më të dobta si “Heavy Duty” ndërkohë që mbi 50% e Baterive të Zinkut në treg janë marka dhe prodhime të falsifikuara.
Bateritë Alkaline janë bateritë njëpërdorimshe më të përdorura pasi ato punojnë në të gjitha llojet e paisjeve, si në ato që harxhojnë shumë energji dhe në ato që harxhojnë pak. Ato kanë densitet më të lartë energjie dhe jetëgjatësi më të madhe në raft (koha që bateria nuk e humb kapacitetin e saj kur qëndron pa u përdorur – rreth 10 vjet) krahasuar me ato prej Zinku.
Janë të mbrojtura nga rrjedhjet dhe nuk e dëmtojnë paisjen ku përdoren. Janë tepër të përshtatshme për paisjet që harxhojnë shumë energji dhe ku kërkohet përdorim afatgjatë si p.sh. kamerat dixhitale, furçat e dhëmbëve, lodrat elektronike, mause dhe tastiera pa tel, aparatet për matjen e tensionit, paisjet me motor etj.
Sepse janë tre cilësi të ndryshme:
Xtralife (për modelin AA ka energji sa 12 fishi i një baterie të thjeshtë Zinku), MAX SUPER (për AA ka energji sa 15 fishi i një baterie të thjeshtë Zinku) dhe cilësia më e lartë ULTRA PREMIUM.
Në kushte normale ruajtje dhe përdorimi Bateritë Alkaline nuk do të rrjedhin.Mundësia për rrjedhje rritet së tepërmi kur ato:
Rrjedhja e Baterive Alkaline është ekstremisht gërryerëse prandaj duhet shmangur kontakti i saj me lëkurën. Nëse eventualisht ajo prek lëkurën tuaj atëhere shplaheni vendin me ujë të bollshëm për rreth 15min dhe kërkoni ndihmë mjekësore.
Bateritë e Litiumit janë më të shtrenjta se ekuivalentet e tyre Alkaline por ato kanë performancë shumë më të mirë dhe jetëgjatësi më të madhe. Për më tepër Bateritë e Litiumit e ruajnë tensionin e tyre të plotë pothuajse deri në fund të jetës së tyre ndërsa tek Bateritë Alkaline tensioni ulet gjatë përdorimit.
Në temperaturën e dhomës dhe në kushte normale Bateritë e Litiumit janë të sigurta. Kostoja e tyre për orë përdorimi është në të vërtetë më e vogël ose e barabartë me atë të Baterive Alkaline. Një Bateri Litiumi mund të kushtojë 5 herë më shumë se një Bateri Alkaline por nëse përdoret në të njëjtën paisje, ajo do të shërbejë rreth 8-10 herë më gjatë krahasuar me Alkalinen si edhe kohën e ruajtjes në raft (kur nuk përdoret) e ka më të gjatë (15 Vjet).
Fotografët profesionistë, ekspertët e radiokomunikimeve dhe ata që kanë varësi nga paisjet mjeksore preferojnë gjithmonë Bateri Litiumi.
Po, por të gjitha bateritë njëpërdorimshe prej litiumi duhet ti mbani në bagazhin e dorës.
Që nga 1 Janari 2008 nuk lejohet që bateritë e litiumit t’i paketoni në bagazhet që kaloni kur bëni check-in.
Vetëm bateritë e karikueshme. Në trupin e tyre shkruhet “rechargeable”.
Bateritë një përdorimshe e kanë të shkruara qartësisht në trupin e tyre se nuk duhen karikuar “do not recharge”
Bateritë për Aparate Dëgjimi (zink-air) janë bateri me densitet të lartë energjie që vihen në punë kur ajri i ambienit oksidon zinkun që ato përmbajnë.
Disa këshilla:
Përdorimi në një paisje duke përzierë bateri Alkaline me ato Zinku ose Litiumi apo të markave të ndryshme apo të rejat me të vjetrat nuk rekomandohet sepse në këtë rast rritet shumë mundësia që ato të rrjedhin dhe shkurtohet koha e tyre e punës. Problemi kryesor shkaktohet nga mosbalancimi i kapaciteteve ose energjisë që ato ofrojnë pasi bateritë më të forta do ti detyrojnë ato më të dobta të shkarkohen shpejt në nivele shumë të ulta tensioni gjë e cila rrit së tepërmi mundësinë që ato të rrjedhin.
Bateritë përbëhen nga një ose disa pila/qeliza elektrokimike që ruajnë ngarkesa elektrike dhe gjenerojnë rrymë të vazhduar (DC) nëpërmjet shndërimit të energjisë kimike në energji elektrike.
Ⓒ Optimal.al - Evolve Digital Agency
Keni zgjedhur të blini vetëm këtë artikull.
Nëse dëshironi edhe artikuj të tjerë klikoni "E SHTOJ NË SHPORTË"
Sasinë mund ta shtoni dhe kostoja e transportit nuk do të ndryshojë.
Produkti | Sasia | Lekë | |
---|---|---|---|
Nëntotali | |||
Transporti | |||
TOTALI |