Çmimi i Mëparshëm:
1,600L 1,400L
Karikues për 1 ose 2 copë bateri cilindrike Li-ion 18650 dhe të tjera
Karikues Xtar MC2 me procesor profesional për një shumëllojshmëri modelesh baterish cilindrike Li-ion me tension 3.6/3.7V të çfarëdo kapaciteti apo madhësie: 10440, 14500, 14650, 16340, 17500,17670, 18350, 18500, 18650, 18700, 20700, 21700 (vetëm “unprotected”). Ka 2 kanale te pavarura karikimi. Ushqehet me portë USB-C (është i përfshire kablli por jo adaptori).
Vetëm 3 në gjëndje
✔ Produkte origjinale
✔ Cilësi e garantuar
✔ Porosia ju vjen për 1-3 ditë
✔ Paguaj me lekë në dorë në dorëzim
✔ Ktheje nëse ka problem
Ka këto karakteristika:
– Procesori e kontrollon procesin e ngarkimit me tre stade TC/CC/CV siç shpjegohet më poshtë.
– Ka 2 kanale te pavarura karikimi (2 x 0.5A)
– Mund të ushqehet nga cfarëdo USB-C karikues si portat USB të kompjuterave apo karikuesit e celularëve me rrymë minimale 0.5A (tensioni i ngarkimit 4.2V).
– Tepër kompakt me përmasa të vogla që mund të mbahet lehtësisht me vete
– Ka mbrojtje nga qarqet e shkurtra, termike dhe polariteti i kundërt
– Riaktivizon edhe bateritë thellësisht të shkarkuara me tension 0V.
Metoda e karikimit TC/CC/CV:
Është nje proces ku bateritë Li-ion karikohen me tre faza duke siguruar që bateria të mbahet në gjendje të mirë dhe të mos dëmtohet duke e ngarkuar atë me rrymën e duhur ne çdo fazë dhe duke e përfunduar procesin e ngarkimit në kohën e duhur.
Tre fazat e ndryshme TC/CC/CV janë:
• Faza TC: bateritë e shkarkuara nën 2.9V “zgjohen” me një rrymë të ulët.
• Faza CC: pasi arrihet 2.9V, bateria ngarkohet me rrymë konstante 0.5A.
• Faza CV: kur bateria është pothuajse e ngarkuar, karikuesi kalon në rrymë të ulët deri sa të arrihet tensioni 4.2V dhe këtu bateria konsiderohet plotësisht e karikuar.
| Weight | 0.2 kg |
|---|
1,200L 1,000L
Ⓒ Optimal.al - Evolve Digital Agency

Keni zgjedhur të blini vetëm këtë artikull.
Nëse dëshironi edhe artikuj të tjerë klikoni "E SHTOJ NË SHPORTË"
Sasinë mund ta shtoni dhe kostoja e transportit nuk do të ndryshojë.
| Produkti | Sasia | Lekë | |
|---|---|---|---|
| Nëntotali | |||
| Transporti | |||
| TOTALI | |||